SHPËRNDAJE

Ashtu si prej ditësh është përfolur në rrjetet sociale, Maluma do të vijë në Tiranë.

Tashmë gjithçka është konfirmuar nga faqja zyrtare e këngëtarit, ku ka lajmëruar edhe datën kur do të mbahet koncerti i tij te sheshi “Nënë Tereza”.

Koncerti do të mbahet më 14 mars në Ditën e Verës.

Gjithashtu duke blerë një nga biletat e Meet & Greet, do të keni një foto me Malumën dhe një suvenir zyrtar tijin. Çmimi i Meet & Greet është i njëjti pavarësisht qytetit,  370 dollarë (335 euro).