SHPËRNDAJE

Manchester City do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve rresht në Ligën Premier.

Citizens para shikuesve të vetë do të jenë mikpritës të skuadrës së Burnleyt, e cila pozicionohet si e shtata në ligën elitare angleze.

Te dyja skuadrat tashmë kanë zbardhur formacionet startuese, ku te City mungon Kompany dhe Mendy gjersa te mysafirët Heaton dhe Walters.

Humbjen e fundit që vendasit e kanë përjetuar kundër Burnleyt ishte para dy sezoneve, atëbotë mysafirët triumfuar me rezultat 1-0.

Man.City: Ederson, Walker, Stones, Otamendi, Delph, Fernandinho, Bernardo, Silva, De Bruyne, Sane, Aguero.

Burnley: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Ward, Arfield, Cork, Hendrick, Defour, Brady, Wood.