SHPËRNDAJE

Sot rikthehen emocionet e Champions League pas një pauze rreth 2 mujore. Dhe ku ka më bukur se të fillosh kompeticionin më të rëndësishëm për klube me një supersfidë si ajo e sotmja në “Etihad Stadium”, Manchester City-Barcelona. 

Dy ekipet, që vijnë nga dy fitore të rëndësishme në fundjavë, City ndaj Chelsea-t në FA Cup dhe Barça ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, do të tentojnë që në ndeshjen e parë biletën për në raundin tjetër edhe pse e dinë që përballë kanë një kundërshtar të fortë.

Manuel Pellegrini nuk do të ketë të gatshëm Sergio Aguero, ndërsa do të luajë me skemën 4-2-3-1 ku në fazën sulmuese do të ketë plot 4 lojtarë, ndërsa Tata Martino nuk i ndahet skemën tradicionale 4-3-3 me Pedro, Iniesta dhe Messi në fazën ofensive. Në stol do të jetë edhe Neymar.

Ndeshja starton në ora 20.45.