SHPËRNDAJE

manchestercity

Manchester City është fitues i Kupës së Ligës (Capital One Cup) pasi në finalen e Wembleyt e mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penaltive.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa rasti më i mirë në këtë gjysmëlojë ishte në minutën e 23-të, kur Sergio Aguero goditi shtyllën.
City kaloi në epërsi në minutën e 49-të falë golit nga Fernandinho, porse fajtori kryesor ishte portieri Simon Mignolet, i cili gaboi rëndë.

Falë angazhimit të Redsave, ata ia dolën ta barazonin rezultatin përmes anësorit brazilian, Philippe Coutinho (83’).

Përfundimi i kohës së rregullt me shifra identike bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime. Pjesa e parë e vazhdimeve nuk prodhoi ndryshim në rezultat.

Të dyja skuadrat u përpoqën maksimalisht në pjesën e dytë të vazhdimeve që të shënonin, mirëpo nuk ia dolën përkundër rasteve që krijuan.
Dhe ishin penaltitë ato që e vendosën fituesin. Ekzekutues më të mirë nga pika e bardhë ishin lojtarët e Manchester Cityt, të cilët e fituan trofeun.