SHPËRNDAJE

Manchester City është shpallur kampion i Premier Ligës angleze pasi të dielën mposhti West Hamin me rezultat 2 me 0, duke ia pamundësuar Liverpoolit që të fitojë titullin edhe pas 24 vjetëve.

Megjithëse “Të kuqtë” fituan ndeshjen e fundit të sezonit kundër Newcastle United me rezultat 2 me 1, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta, pasi përfunduan me dy pikë më pak se tashmë katër herë fituesi i trofeut.

City mposhti londinezët me golat e Nasrit dhe kapitenit Vincent Kompany, derisa për Liverpoolin golat i shënuan Daniel Agger dhe Daniel Sturridge, të cilat vlejtën vetëm për statistika sepse festa e titullit po zhvillohej në Manchester.