SHPËRNDAJE

Me të vërtetë lavdërimet i takojnë Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin (salAllahu alejhi ve selem), familjen dhe shokët e tij dhe mbi ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Nxënësit dhe nxënëset, rinia jonë kanë nevojë për disa elementë që ta shëndërrojë atë, me lejen e Allahut në një faktor të dobishëm, konstruktiv, aktiv, pozitiv, etj… Në vazhdim disa porosi për nxënësit e Medresesë, pse jo edhe për të tjerët.

Porosia e parë: Kapja mbas Kur’anit dhe Sunetit.

Kthimi te Libri i Allahut do të thotë myslimanët të kujdesen për të marrë kuptimin e saktë të tij, e pastaj të punojnë me çka ka ardhur në të, sepse Allahu i Lartësuar thotë: كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ “Këtë libër të bekuar ta zbritëm Ty, me qëllim që të thellohen në kuptimin e ajeteve të tij e të përkujtohen të zotët e mendjes së shëndoshë.” (Sad: 29) Meditimi dhe thellimi në ajetet e Kuranit të çon në të kuptuarit e domethënies së tyre. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çudi me gjendjen e besimtarit, çdo situatë për të është e mirë! E kjo nuk është veçse për besimtarin! Nëse i vjen ndonjë mirësi, falënderon e kjo është e mirë për të, por nëse i bie ndonjë fatkeqësi, duron dhe kjo gjithashtu është e mirë për të.”

Porosia e dytë: Dija dhe mendjemprehtësia Allahu i Lartësuar thotë: وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا “Allahu të ka zbritur ty librin dhe urtësinë, e të mësoi ty atë çka nuk e dije.

E mirësia e Allahut për ty ka qenë e madhe!” (Nisa: 113) Të ketë mendjemprehtësi i riu, nxënësi, si dhe çdo mysliman. Cilësia e urtësisë u mungon një pjese të atyre që thërrasin në rrugë të Allahut. Ata ftojnë në fenë e Allahut pa urtësi. Mësojnë nxënësit pa urtësi, në kuptimin duke mos njohur rregullat standardet pedagogjike, metodike, etj. ku edhe nxënësit janë tani kopje bardh e zi e profesorit i cili nuk dhuron urtësi, këshillim të bukur në mënyrë më të mirë.

Porosi për nxënësit dhe çdo njeri të arsyeshëm, të mos të nxitoheni, të jenë të urtë e të matur në çdo gjë.

Porosia e tretë: Të kuptuarit e drejtë.

Një nga çështjet e rëndësishme që duhet marrë parasysh është edhe të kuptuarit e drejtë dhe të saktë. Pra, të kuptojmë qëllimin e Allahut të Madhëruar dhe qëllimin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), sepse shumë prej njerëzve kanë njohuri, por nuk arrijnë të kapin thelbin e kuptimit. Nuk mjafton që të mësosh nga libri i Allahut apo çka mundesh nga Suneti i Profetit pa e kuptuar atë. Patjetër duhet që të kuptosh nga thëniet e Allahut dhe të Profetit atë që ka pasur për qëllim Allahu dhe Profeti. Sa e sa njerëz ka që përdorin fjalët e Allahut të madhëruar dhe fjalët e të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem) jo sipas qëllimit e tyre të saktë, e me këtë gjë kanë sjellë humbje të mëdha. Këtu dua të tërheq vërejtjen për një pikë të rëndësishme, e kjo është: gabimi në të kuptuar mund të jetë më i rrezikshëm sesa gabimi që vjen nga padija; sepse injoranti i cili gabon nga padija e tij, e di që nuk di dhe mëson, por ai që kupton gabim, ai e heq veten si i ditur dhe mendon se kjo që ai ka kuptuar është qëllimi i Allahut të Madhëruar dhe i të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem).

Porosia e katërt: Urtësia Një nga çështjet shumë me rëndësi nxënësit është edhe urtësia.

Sa e hidhur është ajo urtësi e cila nuk vendoset në vendin e vet! Thirrja për tek Allahu bëhet me: Së pari: Me urtësi dhe zgjuarsi. Së dyti: Me anë të këshillave të urta, me dialog në mënyrën më të mirë. Argumenti i pikave të mësipërme gjendet në thënien e Allahut të Madhëruar: ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” (Nahl: 125) Urtësi do të thotë: Kryerja e veprave në mënyrën më të plotë dhe më të përsosur që duhet, duke e vendosur çdo gjë në vendin e saj.

Porosia e pestë: Paisja me moral të lartë Nga thirrësi në rrugë të Allahut kërkohet që të sillet me moral të lartë, që të shihet qartë ndikimi që lë dija fetare si në besim dhe adhurim, ashtu edhe në sjellje e në paraqitje të jashtme dhe në çdo aspekt të jetës së tij.

Një njeri i tillë e meriton me të vërtetë rolin e thirrësit në fenë e Allahut të madhëruar. Nëse nuk ka një sjellje të tillë, padyshim që thirrja e tij do të dështojë. Edhe nëse do të kishte një farë suksesi, ai do të ishte shumë i pakët.

Porosia e gjashtë: Të dhurosh mëshirë dhe butësi Padyshim se prej nesh kërkohet që në thirrjen tonë për tek Allahu i madhëruar, të përdorim sa të mundemi mëshirën dhe butësinë. Profeti ka thënë: “O Aishe! Me të vërtetë Allahu është i butë dhe e do butësinë. Ai jep nëpërmjet butësisë atë që nuk e jep nëpërmjet ashpërsisë e as nëpërmjet diçkaje tjetër.” Allahu i kujton Profetit të Tij mirësinë e madhe që i pat dhuruar, duke e bërë njeri të butë me krijesat e Tij, Ai thotë: فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ “Dhe nga mëshira e Allahut (ti Muhamed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje.” (Al-imran: 159)

Nxënës dhe nxënëse!

Ju jeni ardhmëria e vendit tonë. Me dije, besim dhe moral arrini në nivele e dëshiruara që Allahu është i kënaqur. Ju këshilloj me sa vijon: E para: Ju rikujtoj realitetin e hidhur, largimi i një profesori padrejtësisht ka sjellur situatën e palakmuar te ju nxënësit, ju shprehet revoltën për profesorin e larguar, dhe vet ai ju keqpërdori dhe ju la në baltë. (Ky ishte keqpërdorimi i parë.) E dyta: Ata që vendosën për t’ua thyer notë e sjelljes ju keqpërdorën për së dyti. Duke iu maltretuar psikikisht dhe duke luajtur me dinjitetin tuaj. (Ky ishte keqpërdorimi i dytë.) E treta: Keqpërdorimi i radhës që po e bëjnë disa profesorë duke ju shtyrë për të më replikuar, në gjerat të cilat ju nuk i dini, nuk keni haberin dhe nuk është puna juaj. Mjerisht joaftësia për t’u përballuar tani juve ju keqinformojnë dhe dezinformojnë gjoja se po punoj për të keqen e Medresesë. (Pra, ky është keqpërdorimi i tretë)

Nxënës/e!

Ne po përpiqemi për një Medrese të nivelit. Profesorë të përgjegjshëm, besnikë, seriozë, punëtorë. Kjo do të shihet me lejen e Allahut. A jeni në dijeni: – Nxënësit e Medresesë në Novi Pazar kur përfundojnë shkollën, nxënësit e shkëlqyeshëm janë të aftë të komunikojnë në gjuhën arabe dhe në orët e fikhut, tefsirit, hadithit për të marr notë 5 shpjegimin e bëjnë në gjuhën arabe. – Kam takuar studentë që studiojnë në botën arabe, po nga kjo medrese, që asnjë ditë kurs të gjyhës arabe nuk kanë bërë. – Nxënësit e Medresesë në Novi Pazar janë garues të Kur’anit nëpër gara botërore. Po ashtu prej tyre kemi hafizë të Kur’anit. Për dallim nga kjo këtu në Preshevë. Andaj, iniciativa ime për ndryshim ka të bëjë në disa aspkete, si duket kjo po i pengon dikujt. Po ju betohem në Allahun kjo ka me ndodhë, me lejen e Allahut. Programi-propozimi për ndryshim përfshin këto aspekte: – reformë në administratë, profesorë. – rishikim i planprogrameve në konsultë me amën. – riorganizim teknik, financues, motivues.

Sa për reflektim publik:

– Medreseja për 5 vite punë nuk e ka asnjë raport për punën 5 vjeçare. – Medreseja nuk ofron transparencë për formën e pranimit të profesorëve, CV të kuadrove, përgatitja e tyre profesionale. – Medreseja ka bërë punësime familjare, burri, gruaja, vëllau, miku etj. – Medreseja ushtron dhunë psikologjike mbi nxënësin duke e kërcënuar, dezinformuar, shpifur, etj, këto janë abuzime me nxënësit dhe kjo sa e di unë është vepër panale. Të gjitha këto, inshAllah do të marrin fund.

Nxënës/e!

Qëllimi është fisnik, i mirë, (mos u mashtroni me të pavërteta), sigurisht që dikush aty është shqetësuar. Ta jetojmë faktin se Medreseja është e të gjithëve dhe duhet t’i shërbej të gjithëve me njerëz të besueshëm, profesional dhe të përgjegjshëm. Trekëndëshi prind-nxënës-profesor është bazik dhe jetik. Po u shtrembërua rruga, ç’rëndësi ka më ecja në rrugë të gabuar. Mos t’i harrojmë pesë gjëra:

  1. Kush jam unë? – Përcaktimi i identitetit.
  2. Në kënd ngjasoj unë? – Përcaktimi i përkatësisë
  3. Kënd ta ndjek unë? – Përcaktimi i shembullit dhe i autoritetit.
  4. Si sillem unë? – Përcaktimi i cakut të përkohshëm.
  5. Sa vlen ajo që unë punoj? – Përcaktimi i cakut përfundimtar. Ta rikujtojmë edhe këtë: Unë dhe të gjithë jemi të zëvendësueshëm dhe produkti i profesorit, pra nxënësi do të jetë profesori i fëmiut tim. Duhet edukuar nxënës me vlera, dinjitet dhe synime të larta. Dëshirojmë t’i edukojme fëmijët tanë duke i edukuar nxënësit tanë. Përndryshe jeta është cikël, atë që e mbjellim të nxënësit do ta korrim te fëmijët tanë. Allahu im, ruaj fëmijët tanë nga injoranca, ateizimi dhe imoraliteti! Allahu im, jepi fëmijëve tanë dituri, besim dhe moral.

Përgatiti: Ulvi F.