SHPËRNDAJE

Një grua 41 vjeçare ka denoncuar në stacionin policor në Vallandovë se një burrë 55 vjeçar nga fshati Piravë, disa herë në një periudhë një mujore, ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së saj tetëvjeçare, njofton policia. Edhe vajza e dytë e saj, adoleshente 15 vjeçare, u ka thënë prindërve se personi i njëjtë disa hera ka tentuar që edhe ndaj saj të kryejë aktet e njëjta, por se ajo ka arritur të ikë, shkruan Gazeta Lajm.

Nga policia thonë se janë duke ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit.