SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ka kritikuar institucionet kompetente për çështjen e emrit të Maqedonisë . Ai është shprehur se duhet të mirren masa urgjente për sa i përket ksaj çështje. Do të ketë probleme serioze nëse kjo çështje lihet anash, dhe se ky problem duhet të zgjidhet mes tyre. Juncker ka shpjeguar se ai nuk është i autorizuar që ti udhëzoj apo ti këshilloj drejt kësaj qështje.

“Zotëri President, para parlamentit tuaj unë do të them diçka që thashë kur isha herën e fundit në Shkup, kur u parashtrua çështja e emrit. Unë nuk jam kompetent që t’ju jap ndonjë drejtim, ide dhe udhëzime lidhur me çështjen që ju duhet ta vendosni mes jush në çdo rast. Por më lejoni të theksoj urgjencën që karakterizon zgjidhja e problemit, duke pasur parasysh rajonin e komplikuar. Kam parasysh fjalët e Çerçilit: historia që prodhohet këtu nuk mund të konsumohet, është kaq e madhe”, thotë Juncker.