SHPËRNDAJE

Maqedonia dhe Serbia do të fillojnë me zhdoganim të përbashkët në vendkalimet kufitare Tabanoc-Preshevë dhe Pelincë-Prohor Pçinksi.

Vendimi i mor në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë.

Zhdoganimi i përbashkët është një nga qëllimet e Planit aksional disavjeçarë për krijimin e një sfere ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, të miratuar në Samitin e Triestës, në qershor të vitit të kaluar.

Kjo paraqet lehtësime për tregtinë e lirë me mallra, si edhe përmirësim të menaxhimit të përbashkët me rrezikun, kontrolle kufitare me një ndalesë.

Ky koncept i kontrollit kufitar me një ndalesë paraqet procedurë më te thjeshtë që zbatohet në një vendkalim kufitar gjatë kontrollit të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese.