SHPËRNDAJE

Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori, njofton Eurostat. Sipas këtyre të dhënave Maqedonia zë vendin e tretë për “shtet policor” në Evropë, ndërsa më shumë ka në Serbi (620) dhe Qipro të vogël (573).

Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450). Nga vendet e rajonit Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260).

Ndërsa vendet që kanë pasur pak policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90). Në Maqedoni në vitin 2017-të ka pasur gjithsej 10.000 policë.