SHPËRNDAJE

Kryeministri i Polonisë e falënderoi për vizitën Kryeministrit Zaev që për herë të parë pas vendosjes të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve zhvillohet takim në nivel kryeministrash.
Morawiecki shprehi përkrahje për integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Ai përgëzoi marrëveshjen e arritur me Greqinë, dhe, ashtu siç tha ai, hapen mundësitë të fillojnë bisedimet me BE-në. Ai shoti se Polonia vazhdon të përkrahë Maqedoninë në integrimet në NATO, dhe se këto integrime do të sigurojnë këtë pjesë të Evropës.

“Dua ta falënderoj Kryeministrin Morawiecki, Qeverinë e Polonisë dhe qytetarët e Polonisë, për përkrahjen e çmueshme të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, në momente kyçe kur duhej për qytetarët tonë. E pamë se kemi përkrahje të fuqishme nga Republika e Polonisë të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në BE dhe të fitojmë ftesë për anëtarësim në NATO, posaçërisht pas marrëveshjes historike që e arritëm me Greqinë”, deklaroi Zoran Zaev.