SHPËRNDAJE

Messi momentalisht për numrin e ndeshjeve për Argjentinën gjendet në të njejtin vend me Diego Maradonën. Të dy legjendet e futbollit argjentinas kanë luajtur nga 91 ndeshje dhe gjenden në vendin e 6 në listën e gjitha kohërave.

Messi me siguri se do të tejkaloj Rugerio (97), Simeone (106), Ayala (115), Mascherano (103), ndërsa Javier Zanetti ka 145 ndeshje me Argjentinën.

Pasi momentalisht kanë numër të barabartë të ndeshjeve, është më lehtë të bëhet krahasimi ndërmjet Messit dhe Maradonas.

Messi ka shenuar deri tani 42 gola ndërsa Maradona ka 34.

Përveç që i ka sjellë Argjentinës titullin në vitin 1986, Maradona ka shenuar më shumë gola në kampionatet botërore – 8 gola ndërsa Messi ka 5 gola.

Ky kampionat botërorë i ka sjellë përmirësim të shifrave Leo Messit pasi ai i vitit 2006 dhe 2010 ka qenë katastrofik.

Nëse shikohet kampionati botërorë sivjet dhe krahasohet me atë të vitit 1986, Messi ka marrë pjesë në më shumë aksione ku Argjentina ka shenuar gola se sa Maradona para 28 viteve, edhe pse shpesh thuhet se Maradona i vetëm e solli Argjentinën deri tek trofeu.

Messi ka shenuar 5 gola nga 8 sa i ka Argjentina këtë kampionat, ndërsa Maradona ka shenuar 4 gola nga 14 në vitin 1986 edhe atë pa shenuar gol në finale, në të cilën Argjentina mposhti Gjermaninë me rezultat 3:2, golin vendimtar e shenoi Buruchaga.

Nëse shikohet statistika e përgjithshme në kampionatet botërore, Maradona ka luajtur 21 ndeshje për Argjentinën, në të cilën ka shenuar 8 gola dhe ka asistuar 8 herë, ndërsa ka shenuar gol mesatarisht në 250 minuta.

Messi ka luajtur 13 ndeshje në kampionate botërore, ka shenuar 5 gola, 3 herë ka asistuar dhe shenon gol në çdo 208 minuta.

Eshtë interesante të ceket se Maradona nuk e ka të shenuar asnjë gol jashtë 16 metërshit, ndërsa Messi i ka 3 gola të tillë.

Nëse mblidhen të gjitha statistikat, shihet se Messi udhëheq në të gjitha kategoritë.

Messit nuk do ti vlejnë asgjë këto shifra, nëse nuk e sjell trofenë  e shumëpritur deri tani…