SHPËRNDAJE

Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, është i mundshëm transferimi bombastik i trefishtë ndërmjet Real Madrid, Manchester City dhe Monaco, ku sipas të cilës, Angel Di Maria do të përfundoj në Monaco, Falcao në Manchester City ndërsa Sergio Aguero në Real Madrid.

Marca shkruan se janë takuar në Madrid menaxheri i Falcaos Jorge Mendes, drejtori sportiv i Manchester City Txiki Begiristain, presidenti i Monaco Dmitrij Ribolovjev dhe presidenti i Real Madridit Florentino Perez.

Tema e bisedimeve nuk është njoftuar, ndërsa spekulohet se është biseduar për tre lojtarë që kanë të bëjnë me këto klube.

Nuk është fshehtësi se Real Madridi kërkon Sergio Agueron, dhe Manchester City që interesohet për Radamel Falcaon, po edhe Di Maria do të transferohej tek Monaco për ta mbyllur këtë rreth magjik. Askush nga pjesmarrësit e këtij takimi nuk ka fol për medie, andaj mbetet të shihet se a do të realizohen këto boom transferime në merkaton e verës…