SHPËRNDAJE

MercedesGT-01

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Lorinser, edhe më parë ka ofruar set të ri të rrotave për modelin Mercedes-AMG GT dhe GT S, e në ndërkohë ka zgjeruar ofertën e saj.
Me çmim prej 3.650 euro, Lorinser ofron paketën për përforcimin e motorit 4.0-litër V8 Bi-Turbo i cili tani është me kapacitet prej 595 kuaj fuqi. Me këtë fuqi është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,6 sekonda, deri në 200 km/h për 10,1 sekonda, si dhe deri në 300 km/h për 27,3 sekonda.

MercedesGT-02

Sa i përket rrotave, në ofertë janë rrotat RSK 8 prej alumini me diametër prej 20 dhe 21-inç e me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Lorinser për këtë model të Mercedesit do të ofrojë edhe paketën për aerodinamikën, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat më të forta, si dhe detajet për modifikimin e interierit.