SHPËRNDAJE

Mark Clattenburg do të drejtoj ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Gjyqtari anglez, Mark Clattenburg do të drejtoj ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Clattenburg tashmë e ka drejtuar një ndeshje të Barcelonës këtë edicion, atë kundër PSG’së në çerekfinale, ndeshje të cilën e kishte fituar Barcelona me rezultat 3:0.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Camp Nou përfundoi me fitore të Barcelonës me rezultat 3:0.