SHPËRNDAJE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Gjuriq pritet të mbajë një takim në Qendrën Studentëve në Mitrovicën e Veriut. Vizita e tij do të bëhet me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar  Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. “Po ka marrë leje për vizitën e tij”, ka thënë shkurt Zyberaj.