SHPËRNDAJE

Marlon Moraes i është hakmarrë Raphael Assuncaos të shtunën pasi ka mposhtur brazilianin 36 vjeçar në raundin e parë të sfidës kryesore që u mbajt në Centro de Formacao Olimpica do Nordeste në Fortaleza të Brazilit.

Moraes nuk humbi kohë në duelin kryesor dhe menjëherë lansoi një furi goditjesh drejt Assuncaos vetëm dy minuta pasi filloi takimi.

Më pak se dy minuta më vonë ky duel ishte i përfunduar.
Fitorja ishte edhe më impresive duke konsideruar se Moraes zbuloi pas duelit se ai për pak sa nuk e anuloi pjesëmarrjen në duel për shkak të diareas.

Moraes ka qenë dominant së fundmi dhe tash do të ketë mundësinë që të kërkojë titullin në kategorinë e mesme të lehtë ndaj TJ Dillashaw.

Moraes kështu shënon fitoren e 22-të, ai ka edhe pesë barazime dhe vetëm një humbje, kurse për Assuncaon kjo ishte humbja e gjashtë.

Jose Aldo ishte kampion i kategorisë së lehtë në UFC nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe u duk sikur luftëtari i dikurshëm pasi ka pasur nevojë për vetëm 44 sekonda në raundin e dytë për të mposhtur Renato Moicanon me nokatu teknik.
Aldo ishte me vetëm një humbje derisa u përball me Conor McGregor, e tash ai duket sikur i ringjallur, duke fituar pas vetëm 44 sekondash ndaj Moicanos.

Tashmë ka zëra nga adhurues të UFC-së që po kërkojnë një duel të Aldos me Brian Ortegan, një përballje që mund të ndodhë shumë shpejt.
Aldo tash ka 28 fitore dhe katër humbje, ndërsa Moicano bie në ranglistë me humbjen e parë të pësuar në karrierë.
UFC 144 u transmetua në Supersport në platformën më atraktive televizive, Ipko.