SHPËRNDAJE

Të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria në debatin me temë “Çfarë mund të na mbajë të qëndrojmë” në suaza të konferencës “Serbia dhe Shqipëria – të ndërvarura në Zhvillim dhe Stabilizim”, vlerësuan se gjatë 20 viteve të fundit marrëdhëniet midis këtyre dy vendet kanë përparuar, por përparimi nuk është i mjaftueshëm për çka është e nevojshme të punohet për njohjen e dy popujve, raporton Anadolu Agency (AA).
Konferenca u hap me shfaqjen e filmit që është bashkëprodhim shqiptaro-serb “Honeymoon” nga Goran Paskaljeviç, i cili flet për problemet e dy çifteve të reja nga Serbia dhe Shqipëria të cilët përpiqen të braktisin vendet e tyre dhe të shkojnë në Perëndim.

Përfaqësuesja e organizatës Civil Rights Defenders, Nada Zhivanoviq vlerësoi se në 20 vitet e kaluara është arritur progres në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë, por që të rinjtë nga të dyja vendet braktisin vendet e tyre dhe shkojnë në vendet më të zhvilluara.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kulturore, Tulla Rubin Beqo tha nga ana e tij se në 20 vitet e fundit nuk është bërë shumë në drejtim të shkëmbimit të përvojave midis Serbisë dhe Shqipërisë, sepse siç tha, “sektori civil nuk është mjaft i përqendruar te vet qytetarët e këtyre vendeve, dhe se shumë para janë shpenzuar për të folur për vet problemet, por që nga ana tjetër janë përjashtuar qytetarët që kalojnë nëpër këto probleme”.

Sipas tij, situata në marrëdhëniet brenda Ballkanit është siç e quajti ai “formale dhe plastike” dhe se marrëdhëniet midis qytetarëve do të përmirësoheshin nëse do të kishte më shumë shkëmbime të përvojave përmes të cilave njerëzit do të kishin një pasqyrë reale për vendin tjetër.

Kryetarja e Kongresit Kombëtar Rinor të Shqipërisë, njëherësh anëtare e Bordit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve, Dafina Peco, vlerësoi nga ana e saj se problemi më i madh në Serbi dhe Shqipëri është se jeta politike ndikon në jetën individuale.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori shkencor i Institutit të Muzikës, Sërxhan Atanasovski, vlerësoi se sistemi në Serbi dhe Shqipëri do të ndryshojë nëse do të përballeshim me çështje të një natyre tjetër, më saktësisht, nëse çështja nuk do të ishte përse njerëzit po shkojnë, por pse po kthehen në këto shtete.