SHPËRNDAJE

United-Adidas

Manchester Unitedi është afër arritjes së marrëveshjes më të madhe në histori për fanellat në vlerë prej 750 milionë funtesh, mirëpo nënshkrimi i kontratës me Adidasin do t’i kushtojë tenistit Andy Murray, ekipit anglez të kriketit dhe atij të ragbit.
Sipas Daily Mail, marrëveshja me Unitedin nënkupton se kompania gjermane nuk mund t’i mbajë, rinovojë apo zgjasë përkushtimet tjera në fushën e reklamimit.

Sipas një njoftimi, mposhtja e rivalit Nike për të arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq, do të thotë se Adidasi do t’i rievaluojë fondet në fushat tjera.

Murray ka pasur kontratë pesëvjeçare me Adidasin, ndërsa në dhjetor ai kërkoi dhjetë milionë funte për rinovimin e saj dhe u refuzua nga kompania e veshjeve sportive.

Kompania amerikane, Under Armour, është sponsor i skocezit që po ashtu pritet të marrë nën ombrellën e vet edhe ekipin anglez të kriketit.