SHPËRNDAJE

Marshuta e 11-të e bjeshkatarëve Ostrovica 2018 organizohet në Preshevë më datë 20 dhe 21 tetorë. Shoqata e Bjeshkatarëve është nikoqire e këtijë takimi tradicional ku kanë kofirmuar pjesmarrjen shumë bjeshkatarë nga vende të ndryshme të rajonit, tha kështu në studion e portalit preshevacom kryetari i Shoqatës së Bjeshkatarëve Ostrovica, Bajram Sadriu. Sadriu poashtu ka konfirmuar se deri më tani aktiviteti i tijë po realizohet me mjete vetanake duke shpresuar se do të gjejë mbështetje tek institucionet e pushtetit lokal. Gjatë këtyre ditëve po bëhen edhe parapërgatitjet për adaptimin e shtëpisë së Bjeshkatarëve në fshatin Caravajkë ku do të strehohen bjeshkatarët gjatë orëve të natës. Sipas programit të paraparë më datë 20 tetorë bjeshkatarët do të pushtojnë majen e Ostrovicës. Dashamiri i natyrës, bjeshkatari Bajram Sadriu apelon tek të rinjtë që ta duan më tepër natyrën dhe ta jetojnë jetën më shëndetshëm duke eliminuar dukuritë negative që helmojnë shoqërinë tonë./presheva.com/