SHPËRNDAJE

martinez

Atletico Madrid ka shitur Jackson Martinezin në Guangzhou Evergrande.
Skuadra spanjolle, Atletico Madrid ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka shitur sulmuesin kolumbian Jackson Martinez në Guangzhou Evergrande për 42 milionë euro.

Martinez ka dështuar të tregoj vlerat e tij në Atletico dhe oferta e kinezëve ishte e pranueshme për drejtuesit e skuadrës.

Kujtojmë se Martinez ishte blerë për 35 milionë euro nga Porto, ndërsa me parat e shitjes së tij, Atletico pritet ti shfrytëzoj në kthimin e Diego Coastas nga Chelsea.