SHPËRNDAJE

Fitorja e djeshme 4-1 ndaj Sevillas në “Sanchez Pizjuan” ka lënë një shije të mirë te Barcelona. Gjithsesi trajneri i katalanasve Gerardo Tata Martino e pranon që skuadra e tij pavarsisht se fitoi bëri shumë gabime që duhen korrigjuar në këtë sfidë.

“Mendoj se ndeshja përfundoi me atë diferncë golash sespse ne i shfrytëzuam më mirë rastet tona. Ndaj Sevillas ishte një takim shumë i vështirë madje kur rezultati ishte 1-0 për ta ne mund të kishim pësuar edhe golin e dytë. Unë shpresoj që në ndeshjet e ardhshme skuadra të luajë një futboll më të mirë. Në 20 minutat e para të pjesës së parë ne luajtëm shumë keq megjithse më pas morëm në dorë frenat e takimit. Mendoj se kemi shumë për tu përmirësuar pasi në përgjithësi bëjmë shumë gabime. Gjithsesi kur flasim për këtë takim nuk duhet të harrojmë që kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe me lojtarë cilësorë siç është Sevilla”, ka thënë Martino.

Përsa i përket bashkpatriotit të tij Lionel Messi, i cili ishte autori i dy golave në takimin ndaj Sevillas, Martino u shpreh se gjërat negative që janë thënë kohët e fundit në media për të i kanë cënuar atij krenarinë, dhe sipas teknikut katalanas kur Messit i cënohet krenaria ata që e vuajnë këtë problem janë kundërshtarët.

Por përveç Messit një nga lojtarët më të mirë në fushë për Barcelonën në sfidën ndaj Andaluzianëve ishte edhe Andres Iniesta, i cili nuk ngurron të thurë disa elozhe për shokun e tij të skuadrës.

“Leo nuk mund të paragjykohet kurrë pasi ai gjithmonë është aty. Messi është një nga të paktët futbollistë që mund të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje në pak minuta dhe ndaj Sevillias e bëri përsëri këtë gjë. Fitorja ndaj andaluzianëve nuk ishte aspak e thjeshtë për ne, tashmë duhet të vazhdojmë më këtë ritëm për të arritutr gjëra të mëdha këtë sezon”, deklaroi Iniesta.