SHPËRNDAJE

Në konferencë për medie, Gerargo Tata Martino ka folë për gjendjen në ekip para ndeshjes me Valladolid, Carles Puyol si dhe Leo Messin.

“Ndeshja më brengos pasi do të luajmë kundër një ekipe që po lufton për të mbetur në Primera. Janë shumë të fortë në shtëpi, ndërsa për shkak të obligimeve me kombëtaren, disa lojtarë sot kanë ardhë në klub. Duhet të fokusohemi dhe të ofrojmë lojën më të mirë dhe të arrijmë deri tek fitorja” ka thënë Tata Martino.

“Sa i përket vjelljes së Leo Messit, ajo shpesh i ndodh. Për këtë arsye ka qenë edhe në kontrollime tek specialistët. Sipas meje, kjo nuk është normale, mirëpo kjo nuk ndikon në lojën e tij” ka përfunduar Martino.