SHPËRNDAJE

Victor Valdes është lënduar gjatë një intervenimi dhe është larguar me dhimbje nga fusha.

Disa raportime thonë se Valdes ka këputur ligamentet e gjurit dhe nuk do të luaj rreth 6 muaj, çka nënkupton se ai ka luajtur edhe ndeshjen e fundit me Barcelonën.

Këto informacione janë jozyrtare dhe Martino nuk ka dashur të spekuloj.

“Presim lajme. Shumë gjëra të këqia kanë ndodhë këtë sezonë, shumë lëndime, kam menduar se kemi mbushur kuotën, por, ja ndodhi edhe kjo”.

“Një goditje e madhe për Valdez dhe për ne”.

“Nuk do të flas asgjë për lëndimin, do të presim të përfundojnë kontrollimet”.

“Edhe nëse Valdes ka përfunduar sezonin, ne nuk do të sjellim portier të ri” ka thënë Martino.