SHPËRNDAJE

Gazetari Spartak Koka sjell imazhet nga brenda lokalit “Ante Grand”, ku të martën, në ora 04:20 të mëngjesit, mbetën të vrarë katër persona, ndërsa si i akuzuar kryesor u arrestua Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani.

Gazetari sqaron me pamje dhe foto vendin ku ishin ulur autorët dhe viktimat në tryezë. Dy autorët dhe viktimat kanë qeshur dhe bërë shaka dhe madje e kanë qerasur njëri-tjetrin gjatë natës. Situata ka precipituar, por rrethanat janë ende të paqarta, meqë ende nuk dihet biseda e fundit mes autorit dhe Edison Jahos. /BW/