SHPËRNDAJE
, Image: 221687885, License: Royalty-free, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Alamy

Qeveria e Sërbisë po planifikon masa të reja në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë në sektorin privat.

Masa e parë është programi “Paga ime e parë”. Pra, ne duam të ndihmojmë ata që kanë mbaruar shkollën e mesme ose fakultetin të gjejnë punën e tyre të parë.

Gjëja më e vështirë është zakonisht të gjesh punën e parë, është shprehur Ministri i Financave, Siniša Mali.

Masat e reja stimuluese për punësim ishin tema e takimit me biznesmenë të mbajtur në Qeverinë e Republikës së Serbisë, në të cilën morën pjesë Kryeministrja Ana Bërnabiç, Ministri i Financave Sinisha Mali, Kryetari i Odës Ekonomike të Sërbisë Marko Çadez dhe Drejtori i Entit Nacional për punësim Zoran Martinoviç.

Pas takimit, Ministri Sinisha Mali ka thënë se janë propozuar disa masa, zbatimi i të cilave, siç shpjegoi ai, do të fillonte shumë shpejt.

“Masa e parë është programi “Paga ime e parë”. duam të ndihmojmë ata që kanë mbaruar shkollën e mesme ose fakultetin të gjejnë punën e tyre të parë.

Zakonisht është e vështira për të gjetur punën e parë, kështu që për 10,000 të rinj, shteti do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të pagës së tyre.

Për ata që kanë mbaruan shkollën e mesme, shteti do të japë 20,000 dinarë, ndërsa për ata që kanë mbaruan fakultetin 24,000 dinarë, për një periudhë prej nëntë muaj, kështu që për periudhën e parë provuese, vitin e parë të punësimit të tyre” është shprehur ministri.

Ministri sqaroi se shteti në këtë mënyrë dëshiron të motivojë të rinjtë që sa më parë të jetë e mundur të gjejnë punë, dhe nga ana tjetër të lehtësojnë vendimin e punëdhënësve për t’i punësuar, dhe vlerësoi se ky është një program revolucionar, i cili ka për qëllim direkt të ndihmojë të rinjtë.

Dy miliardë dinarë do të ndahen nga buxheti për projektin “Paga ime e parë” tha Mali dhe shtoi se në këtë moment, është planifikuar që 10,000 të rinj të përfitojnë shansin për punësim.

Ai deklaroi se do të vazhdojhen edhe me programe trajnimi, gjegjësisht trajnime shtesë për ata që duan të gjejnë një punë të re.

Kemi shkallën papunësie prej 9.7 përqind, por ka ende nevojë për kuadro.

Kjo është arsyeja pse duam t’u mundësojmë atyre që nuk kanë punë të marrin trajnime shtesë, të krijojnë aftësi të reja, njohuri të reja, në mënyrë që të kenë një vend pune.

Për këtë qëllim do të ndajmë një miliard e 200 milion dinarë, për 10,000 persona, në formën kuponi, sipas ministrit ky program do të fillojë në vjeshtë./presheva.com/