SHPËRNDAJE

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano rikthehet pas në kohë dhe rezervon një mendim special për ish trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke e konsideruar si një njeri të veçantë. Argjentinasi që u transferua në Katalonjë gjatë vitit 2010 ka kaluar kohë të arta me tekniku spanjoll duke fituar disa tituj, por mbi të gjitha duke u rritur edhe më shumë si lojtar nën drejtimin e tij.

“Rrallëherë kam parë të menaxhohet një skuadër ashtu siç bënte ai. Ai më ndryshoi rolin në fushë duke më postuar mbrojtës. Asnjëherë nuk e kisha menduar se mund të luaja në këtë pozicion. Si trajner është shumë i veçantë. Nëse nuk do të kishte qënë Guardiola, unë nuk do të kisha luajtur me një ekip si Barcelona”.

Lojtari amerikano-latin e mbyll intervistën e tij me një tjetër fjali adresuar ish trajnerit të tij duke pohuar se është një teknik i nivelit shumë të lartë, pasi ai arrin t’i lexoje nevojat e futbollistëve dhe t’u tregojë rrugën e duhur që duhet të ndjekin. 29-vjeçari i lindur në San Lorenzo ka luajtur 93 ndeshje me fanellën e skuadrës katalanase.