SHPËRNDAJE

Pas humbjes nga PSG në parkun e Princave, futbollisti argjentinas Javier Mascherano ka thënë se është i vetëdijshëm për një numër të mangësive që Barcelona i ka treguar.

“Nuk kemi luajtur mirë në pjesën eparë dhe keq kemi hyrë në ndeshje. Kundërshtari i ka shfrytëzuar të gjitha gabimet tona, ne kemi tentua të kthehemi në pjesën e dytë, por ka qenë shumë vështirë pas golit të tretë. Thjesht, ne nuk kemi merituar të fitojmë sonte. Duhet ti përmirësojmë mangësitë dhe ti kthehemi sfidave tjera që na presin” ka thënë Mascherano.