SHPËRNDAJE

Një grua nga rajoni i Badenit ka rënë pre e “dashurisë online”.

Ajo në një faqe interneti ka takuar një burrë, i cili e ka mashtruar atë. Gruaja e dashuruar në personin që as nuk e njihte i kishte transferuar atij një shumë prej 160 mijë frangash brenda një muaji.

Policia e kantonit të Aargau ka thënë se transferimet ndodhën pasi që burri, i cili kishte mashtruar gruan, i kishte kërkuar se kishte vështirësi financiare dhe i duheshin paratë për punë, shkruan 20 minuta.

Policia ka filluar një hetim, pa e ditur ende personin e dyshuar.

Ndërsa, në anën tjetër, Policia këshillon t’u kushtohet vëmendje e madhe informacioneve personale që zbulohen në faqet e takimeve dhe në mediat sociale.

Nuk duhet t’u transferosh para personave të panjohur. “Mos i kaloni fotot personale ose videot që përdori më vonë për të shantazhuar”.