SHPËRNDAJE

maska

Dy persona të maskuar dhe armatosur në orët e hershme të mëngjesit kanë grabitur pompën e benzinës “Tvins Petrol” afër stacionit hekurudhor në Kumanovë.

Siç bëhet e ditur, dy personat e maskuar njëri prej të cilëve me pistoletë ka kërcënuar punonjëset e pompës duke i grabitur rreth 200 mijë denarë apo mbi 3500 euro. Sipas policisë grabitja ka ndodhur rreth orës 03.25 të mëngjesit të sotëm, ndërsa janë marrë masat për gjetjen e grabitësve.