SHPËRNDAJE

Rob Farrell ndodhej në një parking në Mançester të Anglisë, kur pa një veturë që ishte parkuar në hapësirën e gabuar, mes rrugicave për kalim. Mirëpo, kur e shikoi me vëmendje, pa se është një veturë e rreth njëmijë eurove, që është maskuar sikur të ishte Mercedes.

“Kishte grillin e Mercedes, ndërsa rreth dritave ishin vendosur gurë që të duken si diamante” ka thënë Farrell. Shikuesit mbetën të habitur me veturën e pazakontë, që duket sikur një Mercedes me dy dyer, që ka linja që nuk u pëlqyen aspak.