SHPËRNDAJE

Jorge Masvidal më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth fitores së Conor McGregorit ndaj Donald Cerrones në fundjavën që shkoi.

‘Irlandezi fitoi me nokaut ndaj kundërshtarit të tij pas vetëm 40 sekondash në Las Vegas, për t’u rikthyer kështu pas më shumë se një viti në UFC.

Masvidal ka reaguar rreth fitores së Notorous, duke thënë se ai ka parë çfarë i nevojitej.

Conor McGregor – Donald Cerrone 

“Pas çfarë më duhej”, ka reaguar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Masvidal e pa kundërshtarin e tij të mundshëm të ardhshëm duke fituar me nokaut, mirëpo McGregor po e kërkon ripërballjen me Khabib Nurmagomedov.

Edhe presidenti i UFC-s, Dana White ka thënë se dagestanezi duhet të përballet me irlandezin për t’i dhënë fund debateve në distancë mes dy sportistëve të arteve të përziera marciale.