SHPËRNDAJE

Mata

Juan Mata insiston se ata mund të eliminojnë Liverpoolin nga Europa League.
Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata ka thënë se ata ende kanë gjasa për të kaluar në çerekfinale të Europa Leagues.

Unitedi mbrëmë u mposht 2:0, por Mata tha se ata mund të fitojnë me rezultat më të madh, edhe pse e pranoi se do të jetë e vështirë.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi. Ne do të provojmë të sulmojmë nga fillimi dhe të shënojmë. Vitin e kaluar i kemi mposhtur 3:0 dhe mund ta bëjmë sërish. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata kanë skuadër të mirë dhe një trajner të mirë”, tha Mata për faqen zyrtare të Unitedit.