SHPËRNDAJE

Gjithsesi Matic nuk lëvizi nga qëndrimi i Federatës Serbe, kur theksoi se Serbia donte që ajo ndeshje të vazhdonte…

Futbollisti i Chelseat Nemanja Matiç pranoi në mënyrë indirekte se tifozët serbë shkaktuan dhunë në stadimin e Partizanit të Beogradit. Mesfushori i Chelseat, foli në prag të ndeshjes me Danimarkën, e cila do të luhet në Beograd, pa tifoz, për shkak të trazirave me Shqipërinë duke deklaruar se veprimet e tifozëve të tij ishin arsyeja kryesore që Serbia u dënua me 3 pikë. Sipas Nemanja Matic, disa tifozë, që ai i cilësoi si budallenj po bëhen pengesë për kombëtaren duke e penalizuar shpesh atë.

Sipas Matic kjo situatë duhet të marrë fund. Gjithsesi Matic nuk lëvizi nga qëndrimi i Federatës Serbe, kur theksoi se Serbia donte që ajo ndeshje të vazhdonte. Sipas lojtarit të Serbisë, ai dhe shokët e tij donin që takimi të vazhdonte të luhej, pasi ata janë profesionistë dhe e vetmja gjë që i intereson është futbolli i luajtur por shtoi se ajo që ndodhi ishte një moment i vështirë, që askush nuk priste që të arrinte deri në atë pikë. Serbia aktualisht ka 1 pikë në grup, ndërkohë që Danimarka është në kuotë të barabartë pikësh me Shqipërinë, në tre takime të luajtura.