SHPËRNDAJE

Messi

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus ka thënë se Lionel Messi nuk e meriton të jetë kandidat për Topin e Artë, duke thënë se në vend të tij duhet të ishte Arjen Robben. Ai gjithashtu ka thënë se gara momentale është vetëm ndërmjet Neuerit dhe Ronaldos.
Lothas Matthaus ka thënë se gara për Topin e Artë është vetëm ndërmjet Ronaldos dhe Neuerit, pasi Messi nuk e meriton që të jetë në treshen finaliste. Në vend të tij, duhet të ishte Arjen Robben.
“Neuer ka gjasa të mëdha për të fituar Topin e Artë sepse ai ka krijuar revolucion në portë. Ai e ka zbuluar një mënyrë tjetër të të qenit portier”.
“Për mua, dueli kryesor është ndërmjet Ronaldos dhe Neuerit. Me gjithë respektin që kam për Messin, ai nuk ka qenë i mirë në vitin 2014. Robben e ka merituar të jetë në këtë treshe”, përfundoi Matthaus deklaratën e tij për Bild.