SHPËRNDAJE

Maturante-Kino-01

Ka më se 3 muaj qe ka filluar projekti ”Kino Night”, i cili për qëllim kishte risjelljen e frymës së kinemasë së vjeter, edhe njëhere pas shumë vitesh në Preshevë.

Jeta kulturore tek ne, vazhdon te mbetet e varfer për nga aktivitetet.

Maturante-Kino-02

Të rinjtë dhe organizatorët për presheva.com thonë se u munduan qe t’i sjellin një gjallëri sado të vogël Preshevës, me kinemanë e improvizuar për gjashtë javë me rradhe, ku për cdo të premte, shfaqnim filma në sallvn e shtëpise së kulturës “Abdulla Krashnica”.

Maturante-Kino-03

“Gjate këtyre javëve pamë që interesimi i qytetarëve tanë për të shkuar në kinema është shumë i madh dhe se riaktivizimi i kinemasë së dikurshme do të ishte më se i mirëseardhur për Preshevën. Ne shfrytezuam rastin që paratë e grumbulluara gjatë këtyre gjashtë netëve nga shitja e biletave, t’ia kushtonim familjeve që vërtetv kishin nevojë. Me këtë rast, me 23.6.2015, me të ardhurat e grumbulluara nga ky aktivitet, u ndihmuan me shumë se tridhjetë familje nga Presheva dhe fshatrat: Rahovice, Shoshaje, Raince, Leran, Geraj, Bukuroc, Zhunice e Miratoc” thonë organizatorët për presheva.com.

Maturante-Kino-04

“Ne si paralele IV-3, jemi krenar që arritem qellimin tonë. Dëshmuam se Presheva ende ka rini te shëndoshë, që mundohet ta shikojë të ardhmen me një sy tjetër, sado i hidhur të jetë realiteti në të cilin jetojmë, rini kjo, se cilës duhet t’i ofrohen kushtet e nevojshme si të cdo qytetari tjetër të këtij vendi. Dëshmuam se tek ne dëshira e të pasurit nje kinema te qytetit eshte ende gjallë e arritëm të solidarizohemi me familjet në nëvoje, te cilat jane te shumta ne numer ne treven tonë”.

Maturante-Kino-05

Ata gjthashtu thonë se nje faleminderim të përzemert meriton gjithsecili që e ndjeu veten pjesë të ketij projekti, të gjithë ata që na përkrahen pa kushte sepse besuan tek ne. /presheva.com/