SHPËRNDAJE

Icardi
Sulmuesi i zikaltërve, Mauro Icardi, ka hedhur poshtë gjithë zërat për një largim të mundshëm nga Giuseppe Meazza.

Në një intervistë për Inter Channel, Icardi ka thënë se dëshiron të shndërrohet në një legjendë te Interi, ashtu si bashkëkombësi i tij, Javier Zanetti.

“Kam pasur oferta, por dua të qëndrojë këtu dhe të fitojë sa më shumë tituj me Interin”, ka thënë 23 vjeçari për Inter Channel.

“Unë jam kapiteni dhe dua të fitojë sa më shumë tituj me Interin. Më është dhënë kjo mundësi që të jem kapiten i këtij klubi të madh dhe dua të bëhem legjendë ashtu si Javier Zanetti”, ka shtuar më tej Icardi.