SHPËRNDAJE

2020 Mercedes-Benz GLS-Class është zbuluar zyrtarisht në Shfaqjen e Makinave në New York. Ne dimë që një version Maybach GLS është në punim e sipër.

Duke parë fotot spiune dhe konceptin e Maybach Vision që debutoi vitin e kaluar në Shfaqjen e Makinave në Pekin, tani kemi një ide të përafërt se si do të duket versioni i prodhimit.

Kolesa.ru na jep imazhet e versionit Maybach GLS sa i madh mund të duket.

Forma e GLS-Class është lehtësisht e parashikueshme, me një parakolp komplet të ri dhe grilë të re, që thekson elegancën e Maybach që e diferencon prej klaseve të tjera.

Pamja e re e prapakolpit sipas versionit luksoz, i heq makinës pamjen sportive që ka në versionin standard, me tuba shkarkimi më të vegjël dhe më shumë krom.

Edhe pse rrotat janë në lëvizje në fotot e treguara nga Kolesa.ru, besohet se rrotat Maybach do ti japin SUV-it një pamje elegante me natyrë luksoze.

Çfarë dimë tjetër për Maybach-un e ardhshëm? Ndryshimet më të mëdha vijnë nga brenda. Disa nga prototipet që kemi parë duken më të gjatë, prandaj shasia do të jetë më e gjatë se në versionet e tjera.

Fuqia vjen nga motori twin-turbo V8 që ka 500 kuaj fuqi, dhe që vozit me të katër gomat aktive sigurisht.

Gjithashtu dimë që makina do të ndërtohet në Amerikë, në fabrikën në Alabama, ku prodhohen një numër modelesh duke përfshirë GLS-Class.

Pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Kur të dalë në shitje, pritni një çmim jo më pak se 200,000$. Kur kjo të ndodhë, do të jetë makina më e shtrenjtë e prodhuar në Shtetet e Bashkuara.