SHPËRNDAJE

Ekspozita ” Presheva City of Equality ” e mbështetur nga Komuna e Preshevës me fotografi të fotografit preshevar Krenar Halimit ka pasur komente dhe reagime nga më të mirat. Kjo ekspozitë shpalosi në mënyrë reale atë se qka dhuruan qytetarët gjatë kësaj periudhe kohore, u emancipua kapaciteti dhe humanizmi i një komune të varfër me tradita shumë vjeqare për mikpritje.

Kjo është hera e parë që komuna e Preshevës prezantohet me një aktivitet të tillë kulturor në Beograd, ku njëkohësisht kishte pjesmarrës të shumtë të ambasadave siq janë: ambasada e Republikës së Shqipërisë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNHCR dhe të tjerë.

“Përmes kësaj ekspozite paraqitëm kapacitetet tona që edhe pse një komunë e varfër prap kemi bujarinë dhe mikpritjen e trashëguar që rrall kush e ka” ka deklaruar kryetari Komunes se Presheves Shqiprim Arifi/presheva.com/