SHPËRNDAJE

Këshilli Komunal ka mbajtur mbledhjen e pestë të rradhës ku janë shqyrtuar 13 pika të rendit të ditës.

 

Në pikën e parë të rendit të ditës ishte Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi pëlqimin për konverntimin e tatimit përkatës në lidhje me falimentimin e kompanisë Simpo, sipas të cilës pushteti qendrorë ka inicuar një program i cili do ti shlyej borxhet qe kishte kjo kompani edhe ndaj Komunës së Preshevës me vlerë prej 27 milion dinarë ( rreth 225 mijë euro).

 

Kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se ndër të tjera është marr vendim për përkrahjen e mëtutjeshme të lëndës së notit për nxënesit në vitin shkollorë 2018-2019 si dhe është miratuar përkrahja e mëtutjeshme e kuzhinës popullore për vitin 2018.

 

Kryetarit Arifi gjithashtu ka theksuar se ndriçimi publik tani është pronë e Komunës së Preshevës, meqë gjer më tani ishte në pronësi e Elektrodistribucionit të Serbisë. Me këtë transferim të pronës së ndriçimit publik lehtësohen edhe procedurat administrative si dhe ndërhyrjet teknike në mirëmbajtje ka theksuar Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, transmeton presheva.com.

 

Në mbledhjen e pestë të Këshillit Komunal është shqyrtuar edhe dhënia e pëlqimit të raportit për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare si dhe organizatat sportive në Komunën e Preshevës./presheva.com/