SHPËRNDAJE

LeternjoftimKS

Të dhënat e MPB-së flasin për shtim të numrit të serbëve të pajisur me dokumente personale kosovare

Integrimi i qytetarëve serbë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës po shkon mjaft ngadalë, por megjithëkëtë me shpresa se ky proces do të përshpejtohet në të ardhmen e afërt.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në vitin 2014 kanë aplikuar më shumë se 10,000 serbë për tu pajisur me dokumente personale të Kosovës.
Sipas zyrës për Komunikim Publik të MPB-së, janë 9,484 letërnjoftime dhe rreth 900 pasaporta kosovara të prodhuara për qytetarë serbë të vendit.