SHPËRNDAJE

Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes, shkruan albinfo.ch.

Duke iu referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, respektivisht nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Përveç aeroportit të Prishtinës, edhe stacionet e autobusëve për dhjetë ditë me radhë patën mijëra udhëtarë nga Zvicra, pothuajse në të gjitha stacionet e autobusëve, si në Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bernë, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone, Chiasso etj, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, mërgimtarë të panumërt kanë ardhur edhe me vetura këto ditë, por statistikat e tyre të sakta ende nuk janë bërë të ditura.

Albinfo.ch ditët e ardhshme do të pasqyrojë dhe do t’ju mbajë të informuar edhe për numrin e mërgimtarëve që kanë hyrë përmes pikave kufitare në Kosovë.