SHPËRNDAJE

Ashtu si bëri Hitleri dikur me dëbimin e Hebrenjëve nga Gjermania, edhe ky zotëri, po të kishte pushtet,  do t’i dëbonte nga Kosova të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë, sepse ata nuk janë “kosovarë” , prandaj edhe “e ndotin ambientin kulturor të Kosovës”! Kurse, z.Matoshi do të mbetet të jetoj në Kosovën e “spastruar nga ndotësit, shqiptarët e natyralizuar”,  me Oliver Ivanoviqin dhe “kosovarët” tjerë.

Nëse dikush na pyet se a ekziston Parajsa në Tokë, ne shqiptarët e këtij nënqielli kemi kënaqësinë, por edhe privilegjin e (pa)kontestueshëm për të deklaruar çfarë të dojmë, kur dhe ku të dojmë!
 Pra, dëshmojmë se Parajsa ekziston në Tokë, edhe ate pikërisht tek ne këtu, në Kosovë, si askund tjetër në ruzullin tokësorë.
Dikush do të reagoj me argumentin se tani nuk është periudha e socializmit (komunizmit) kur duhej vetëcenzuruar veten, sepse nëse të cenzuronin të tjerët, “brisku i berberit” binte aq ulët sa që rrezikonte edhe lëkurën.
 Dhe këtë as topi s’e luan.

 Por, ajo që unë dua të them ka të bëjë me zallamahinë dhe mishmashin e krijuar në këtë (para)shtetbërje, duke u përpjekur     që ta përcaktojmë “hisen” në atë (para)proces, nga i cili do të (duhej) përcaktuar vendi i secilit.
 Andaj, disa “shkencëtarë tanë kanë lexuar dikund se për t’u bërë shteti i Kosovës, po na u dashka të ekzistoj kombi “kosovar”.

 Sepse, me demek, pa komb “kosovar”, nuk do të formohej e as nuk do të ekzistoj as  shteti kosovar!

Sa e thjeshtë paska qenë puna dhe ne kokëshkretit nuk e paskemi ditur!
 Vallë si bëhet që të na ketë shpëtuar kjo punë, pa i shfletuar librat e sociologjisë dhe të politikologjisë për ta mësuar këtë të vërtetë të madhe. Turp!
Prandaj edhe debatet televizive, që shpeshë ishin edhe maratonike, ne të shkretët nuk arrinim dot t’i kuptojmë, edhepse, siç e pamë, kjo punë nuk ishte aq e “kopmplikuar”.

Pra, thjeshtë, çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh a është serb, rom, turk, malazez, egjiptas, ashkali, etj., ata tani e tutje duhet të jenë një komb i vetëm ”kosovarë “!

Ndërkaq, shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës, që jetojnë në Kosovë, ata, sipas Halil Matoshit (shiko: KD, 26.02.2014) edhe Rexhep Qosja dhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, si dhe Hivzi Islami dhe të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës (Serbisë), na qenkan “shqiptarë të natyralizuar”?!

Por, Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu, që dikur trumpetonin me të madhe formimin e “kombit kosovar”, tani ka harruar të na sqaroj “teorinë” e tij se kush do të emërtohet shqiptar i vërtetë në Kosovë, sepse, ai kohë më parë na kishte deklaruar se në Kosovë s’ka shqiptarë dhe kombe të tjera, por ka vetëm “kosovarë”.

 Prandaj, na del se vetëm shqiptarët e lindur jashtë Kosovës na qenkan shqiptarë!?
Meqë është puna kështu, atëherë ai, si “shpikës i madh” që është, na e paska gjetur zgjidhjen adekuate, për t’i qenë konsekuent teorisë së tij, duke i quajtur “kosovarë të natyralizuar”.
Pas ndeshjes “historike” midis Haitit dhe Kosovës, më 5 mars 2014, në mbrëmje TV21 realizoi një emision  ku kishte ftuar edhe Halil Matoshin. Detyra e tij ishte që ta jep mendimin e vet lidhur me atë se si duhet quajtur ekipin e Kosovës: “Kombëtare” apo “Përfaqësuese”.

Natyrisht se ai, përkundrejt të gjithë gazetarëve sportivë, i vetmi ishte për ate që ekipi i Kosovës duhet quajtur “Kombëtare”.
 Kështu, do të bëheshin dy “kombëtare”, sepse, sipas Matoshit, ekzistojn dy kombe: kombi shqiptar dhe kombi kosovar, që shqiptarët “kokëtul” kurrësesi nuk po e kuptojnë.
Pra, Halil Matoshi, ky zotëri “prishtinali i natyralizuar”, që nga katundi i vet, së bashku me opingat, ka sjellur edhe, siç deklaron ai vet, “gjuhën e nonës tem”, me atë vrazhdësi gjuhësore e nivel primitiv të të menduarit dhe të shprehurit, me demek, për të na sqaruar gjërat që ne “nuk po i kuptojmë”, na ka sjellur edhe racizmin dhe nazi-fashizmin në Kosovë.

Sipas tij, ashtu si Hitleri bëri dikur me dëbimin e Hebrenjëve nga Gjermania, edhe ky zotëri, po të kishte pushtet do t’i përziente nga Kosova të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës nsë Preshevës dhe Shqipërisë, sepse ata nuk janë “kosovarë” , prandaj edhe “e ndotin ambientin kulturor  të Kosovës”!

Kurse, z.Matoshi do të mbetet të jetoj në Kosovën e “spastruar nga ndotësit, shqiptarët e natyralizuar”,  me Oliver Ivanoviqin dhe kasapët e tjerë “kosovarë”, në “Kosovën e pastër” dhe pa “jokosovarë”!
Ambiciet e tij avantureske donkishotiane se me këto ide të tij të çoroditura do ta bindë ndokend në Kosovë, e bën të fluturoj nga “madhështia” e kokës së tij “gjeniale” që ka arritur të del në media me moton se “poqese nuk ke ide të mençura, atëherë bërtit si i marrë” dhe të gjithë do ta kthejnë kokën kah ti dhe do ta përfitosh vëmendjen e opinionit, duke “dëshmuar” kështu se sa “i rëndësishëm” dhe “i  ditur” je!

Shkruan: Nehat Hyseni