SHPËRNDAJE

Ideja për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk është aspak ide origjinale, e aq më pak shqiptare. Përzgjedhja e Prizrenit për mbajtjen e kësaj mbledhje, ka mesazh të qartë kombëtar.  Kosova dhe Shqipëria shumë pak bashkëpunojnë midis vetit. Më së paku nga të gjitha shtetet  në rajon. Shqiptarët në përgjithësi, e sidomos ata të Luginës së Preshevës, me padurim dhe me shumë shpresa e  mirëpresin  këtë mbledhje, duke pritur  që pos ndihmës së premtuar materiae  nga z Rama, të merret vendimi për hapjen e Konzullatës shqiptare në Luginë. Kurse, nga  Qeveria e Kosovës presim hapjen e zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, , si dhe të hapë zyren e Kosovës në Preshevë, si pjesë e Zyres ndërlidhëse të Kosovës me seli në Beograd.

Mesazhi politik dhe kombëtar

Nisma e paralajmëruar kohë  mê parë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, pas shumë prolongimesh, më në fund u caktua më 11 janar 2014,në Prizren.
 Kjo do të jetë mbledhja e parë e përbashkët në histori.
Madje, edhepse kjo  do të jetë vetëm njëra nga mbledhjet e paralajmëruara midis qeverive në Ballkan, pas asaj midis qeverisë së Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe paralajmërimit të mbledhjes së përbashkët midis Shqipërisë me Maqedoninë, Serbinë, Bullgarinë, etj. Pra, kjo nismë nuk është aspak ide origjinale, e aq më pak shqiptare ( e Edi Ramës apo Hashim Thaçit), por “kuzhina” e fabrikimit të saj ishte në Bruksel dhe në kancelaritë tjera europiane.
 Por, s’ka lidhje. Megjithatë, ky është rast i mirë për qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, që të takohen dhe të bisedojnë si qeveri respective, për herë të parë në histori. Dhe, dorën në zemër, kanë se për çka të bisedojnë.
Duke pasur parasysh se Rama pretendonte autorësinë mbi këtë ide,meqë u “zbehë” shumë shpejtë, pasi u dekonspirua nga  realiteti i përmendur. Atëherë u zgjodhë “ kryeqyteti gjithëshqiptar”, selia e Lidhjes shqiptare të shek. XIX, Prizreni.
Mesazhi politik, por edhe patriotik shqiptar, është i qartë. Ndoshta është menduar nga z.Rama që t’i ndihmoj atij për ta ndryshuar bindjen e kosovarëve, por edhe të të gjithë shqiptarve për  mungesën e patriotizmit kombëtar dhe dashurisë vëllazërore të tij.
 Madje, kjo bindje është aq e ngulitur tek populli, sa që shumëkush atë e quajti si “antikosovarë” dhe me ndjenja të dyshimta kombëtare shqiptare. Sidomos ate e brente fakti se Berisha ishte një patriot me merita historike dhe vlera të pakontestueshme prokosovare dhe kombëtare, bindje kjo e sforcuar me kontributin e PD-së dhe të Sali Berishës personalisht për ndërtimin e Rrugës së Kombit, të cilën Rama vazhdimisht e kritikonte dhe ishte shumë e qartë se ai nuk do ta kisdhte ndërtuar, meqë jo një here bënte llogarinë se çfarë punësh të tjera do të ishin kryer me ato para. Madje, tek tuk ekzistonte frika se Rama, në një moment krize nervore, mund ta rrëzoj e shkatërrojë ate, duke shkaktuar mbylljen e tunelit  “për shkaqe sigurie”, që do ta shkëpuste sërish Shqipërinë nga Kosova! Pra, kjo mbledhje është menduar se do t’i kontribuoi gjithësesi përmirësimit të rejtingut të Ramës në këtë drejtim.

Fondi i premtuar

Pastaj, për këtë m,bledhje u zgjodh edhe “qershia mbi tortë”,  ndarja e fondit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që do t’ua mbyllte gojën disa liderve lokale të Luginës, të cilë ishin deklaruar publikisht dyshimet  dhe rezervat e tyre personale për “ndjenjat antisghqiptare” të Ramës.  
Natyrisht se ky eveniment është duke u pritur me shumë admirim nga të gjithë shqiptarët, kudo që janë, e sidomos ata të Kosovës, Shqipërisë, e posaçêrisht nga shqiptarët e Luginës së Preshevês.
Urojmë që të realizohen pritjet e të gjithëve dhe të zhduken dyshimet se simbolika dhe pompoziteti i jashtêzakonshëm nuk do të përfundoj vetëm si “shou mediatik”, ose si thonë ” u dridhë mali, lindi miu”.
Të gjithë e dijmë se dy shtetet shqiptare: Kosova dhe Shqipëria shumë pak bashkëpunojnë midis vetit. Më së paku nga të gjithë në rajon. Më pak se Kosova me Serbinë, me të cilën ka këmbim tregtar dhjetëra herë më të madh se sa me Shqipërinë. Gjithashtu edhe me Maqedoninë, Turqinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, etj. Barrierat më të mëdha janë pikërisht midis shqiptarve, dmth. midis Shqipërisë dhe Kosovës, edhe ate jo vetëm në ekonomi, por edhe në kulturë, etj.
Para pak ditësh u nënshkrua kontrata për ndërtimin e autostradës energjetike, aq shumë të nevojëshme midis Kosovës dhe Shqipërisë, që pritej mbi 15 vjetë që të ndodhë.
Pra, Kosova ishte fqinji i fundit me të cilën Shqipëria e nënshkroi  marrëveshje për ndërtim të autostradës energjetike që mundëson këmbimin e energjisë së tepërtë të elektrike gjatë kohës me reshje shirash dhe shkrierje dëbore, meqë atje prodhohet nga burimet hidrike, pra në hidrocentrale, kurse në Kosovë nga termocentralet e thëngjillit. Se pse është pritur deri më tani, mbetet enigma, e cila është mjegulluar me lojrat  dhe rivalitetet politike politike, të cilët e kemi shumë vështirë t’i kuptojmë.
Skeptikët janë të prirur që të dyshojnë në sinqeritetin e kësaj nisme.
Ndërkaq, shqiptarët e Luginës kanë nevojë të mbështetjes së sinqertë vëllazërore nga Shqipëria dhe Kosova, ashtu si bëjnë shtetet tjera me pakicat e tyre kombëtare, si psh. Hungaria paguan bursë mujore 150-200 euro në muaj për nxënësit hungarezë të Vojvodinês që shkollohen në gjuhën amëtare, kurse Serbia jep paga mujore për reth 70.000 serbë në Kosovë, etj. Kurse, Shqipëria dhe Kosova nuk jipnin asnjë cent!
Madje, në dialogun e Brukselit, qeveria e Kosovës negocoi me qeverinë serbe lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovë, por pa i pêrmendur fare shqiptarët e Luginës. Pra, kjo pjesë e shqiptarisë ka mbetur e zhgënjyer dhe e tradhëtuar.
Lojrat e pasinqerta dhe të pakalkluara mirë të qeverisë së Kosovës lidhur me Lapidarin e dëshmorëve dhe me librat, nuk guxojnë të përsêriten. Ato ishin teagjike dhe peodhuan efekte rrënuese, duke i boshatisur këto troje stërgjyshore të shqiptarve. Sepse, kishin për qëllim ta zhvendosnin vëmendjen e opinionit nga vendimet makabre të Marrëveshjes së 19 prillit 2013.
Andaj, entuziazmi i ynë për mbledhjen e 11 janarit 2014 shoqërohet me ndrojtje se mund të na përsëritet historia e zhgënjimeve.

Cilat janë nevojat reale të Luginës?

Nevojat aktuale të Luginës së Preshevës janë  për mbështetje vëllazërore nga Shqipëria  e Kosova për përmirësimin e pozitës diskriminuese në të cilën gjendet  kjo pjesë e shqiptarisë, e cila është e privuar nga të drejtat më elementare njerëzore dhe kombëtare, meqë nuk u lejohen as tekste mësimoret në gjuhën shqipe. Ata janë cilësuar si komuniteti më i diskriminuar në Europë.
Kurse, qeveria kosovare në dialogun dhe Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013, askund, në asnjë venmd nuk I përmend fare shqiptarët e Luginës së Preshevës!@ Madje as në margjina. Sikur të mos ekzistonin ata fare. Dhe derisa Hashim Thaçi nënshkroi dokumente ku serbët e Kosovës avancohen në nivele aq të larta, si askund në Europë dhe në botën demokratike. Madje duke i shërbyer  Serbisë si “argat” dhe shërbëtorë i devotshëm (proserb) për rruigëtimin e saj drejt pranimit në BE, kurse duke e lënë Kosovën edhe më tutje si vendin më të izoluar në Europë, madje pa ua mundësuar as liberalizimin e vizave, si një minimum I minimumeve!
Andaj, natyrisht se e gjithë kjo nga shqiptarët e Luginës u përjetua si tradhëti e madhe kombëtare dhe si zhgënjim i tmerrshëm dhe i thellë.

Zyrat e Luginës në Prishtinë e Gjilan  janë të domosdoshme

Nisma e deputetit Lutfi Haziri për themelimin e zyrave të Kosovës në Gjilan dhe Prishtinë, sado që ishte një minimum i pamjaftueshëm as për së largu, meqë nuk parashihte edhe obligimin për formimin e zyrave të Kosovës në Luginë, por vetëm formimin e zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, nga kryeministri Thaçi, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, ku ishim ftuar të asistonim edhe ne përfaqësuesit e shqiptarve të Luginës, u përdhosë dhe përbuz. Z. Thaçi duke dashur që para syve të opinionit t’ia kaloj LDK-së, propozoi plotësimin-amendamentimin e nenit 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës pikën 4, ku ”do të prcaktohej prkujdesja e obliguar e  Republikës së Kosovës për shqiptarët jashtë Kosovës”.
Ky propozim ishte i befasishëm dhe I binte sikur  e tha dikush me humor “ju po kërkoni biçikletë, kurse z. Thaçi po ju ofron helikopter”. Pra, thënë shqip, kjo punë i biente si hajgare. Sepse, z. Thaçi duhet ta dijë më mirë se të gjithë ne se ndryshimi  dhe plotësimi i  Kushtetutës është I pamundur pa pëlqimin e minoriteteve, e sidomos serbëve të Kosovës.
Natyrisht, pas një debati të shkurtër, ai e tërhoqi propozimin e tij, porn ë asnjë mënyrë nuk e implementoi deri më sot vendimin e Kuvendit të Kosovës të 6.06.2013 për hapjen e zyrave në Prishtinë e Gjilan. Kurse, pa këto zyre nuk mund të koordinohen aktivitetet e mirëfillta për ndihmë Luginës.
Mungon evidenca zyrtare e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina
Askund në Kosovë, por as nga organizatat ndërkombëtare (UNHCR) nuk janë evidencuar shqiptarët e shpërngulur nga Lugina e Preshevës, edhepse numri i tyre kalon mbi 30.000! Kurse në të njejtën kohë qeveria e Kosovës dhe UNHCR-I kanë organizuar aktivitete detaje për regjistrimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova. Bile kemi informata se një numër të madh të tyre i kanë regjistruar nga disa here, madje me dhjetëra here, duke e fryerë kështu numrin e tyre në mbi 230.000. Kurse, asnjë shqiptar i shpërngulur nga Lugina nuk figuron askund!
Prandaj, zyrtarisht në Kosovë nuk ka shqiptarë të shpërngulur nga Lugina, duke ia lënë Thaçit tavolinën e bisedimeve të Brukselit thatë, kurse Daçiqi kishte një mal argumentash e dokumentacioni, ku e dëshmoi dhe dokumentoi  para opinionit europian shpërnguljen e serbëve nga Kosova. Edhe ndërmjetësuesja, baronesha Catherine Ashton u ballafaqua me argumentat serbe dhe me fodullëkun primitive dhe tragjik të analfabetëve shqiptarë. Kjo pababarazi dhe ky inferioritet i shqiptarve ishte edhe më i pabarabartë se dikur kur pjesa dërmuese ishim të pashkollë dhe analfabet.
Këtë inferioritet makabër z. Thaçi I mundua ta kamuflojë me manipulimet e pasuksesshme të tij lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së në fillimet e vitit të kaluar, si dhe me aktivitetin tragjikomik me lojën e dështuar me tekstet mësimore në gjuhën shqipe pë nxënësit e Luginës, duke I futur në mënyrë clandestine, kaçak, për efekte mediatike, në funksion të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Duhet cekur se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për legalizimin e importimit të teksteve dhe mjeteve mësimore nga Kosova e Shqipëria, që do të mund të përdoreshin nga nxënësit dhe mësimdhënësit legalisht dhe zyrtarisht dhe pa pengesa. Sepse, individualisht secili ka mundësi t’I blejë në Kosovë dhe pa pengesa t’;I sjellë ato në Preshevë, bujanoc e Medvegjë. Por, jop edhe t’i përdorin atoi legalisht në shkollë.

Pra, u pa se loja e Ministrisë së arsimit dhe ministres Vlora Çitaku, e cila I dhuroi ato në emër të Qeverisë së. Kosovës, ishte e pasinqertë dhe kontraproduiktive.

Konzullata shqiptare dhe Zyra e Kosovës në Preshevë

Prandaj, mund të konkludojmë se shqiptarët në përgjithësi, e sidomos ata të Luginës së Preshevës me padurim dhe me shumë shpresa e  mirëpresin mbledhjen e 11 janarit 2014 midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren, duke pritur që pos ndihmës së premtuar material nga z. Edi Rama, që të merret vendimi për hapjen e Konzullatës shqiptare në Luginë, e cila do të merrej drejtëpërsëdrejti me problemet e tyre atje, në vend të ngjarjes.
 Kurse, Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendimin për hapjen e zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, për të cilën gjë e obligon vendimi i Kuvendit të Kosovës i datës 6.06.2013, si dhe të hapë zyren e Kosovës në Preshevë, si pjesë e Zyres ndërlidhëse të Kosovës me seli në Beograd.
Vetëm hapja e Konzullatës shqiptare nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd, si dhe e  Zyrës së Kosovës në Preshevë, do t’i vendosnin bazat serioze për ndihmën e mirëfilltë zyrtare dhe vëllazërore të Shqipërisë dhe Kosovës për këtë pjesë të Shqiptarisë.

Shkruan: Nehat Hyseni