SHPËRNDAJE

Me rastin e ndarjes nga jeta, e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka organizuar një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Fillimisht para të pranishmëve ka folur Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi, i cili ka shpalosur kujtime nga veprat dha angazhimet e të ndjerit Ahmeti gjatë karrierës së tij në diplomaci dhe në përgjithësi kontributin e tij në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në vazhdim, me një fjalim për rolin Ahmetit si një diplomat i suksesshëm ka folur edhe Zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke e kujtuar Ahmetin si një personalitet me shkathtësi dhe përgjegjësi të larta shtetërore.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, familjarë të të ndjerit dhe kolegë nga MPJ.
Xhafer Ahmeti së fundi ka qenë diplomat i Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet ka drejtuar Protokollin e Shtetit. Ai, ka qenë njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë.