SHPËRNDAJE

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, pasi në një pompë të derivateve kishte furnizuar veturën e tij me derivate në vlerë 35 euro dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa e bërë pagesën, raporton KSP. I dyshuari është ndaluar në pikën kufitare në Hani i Elezit dhe është sjell në stacionin policor.I njëjti ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.