SHPËRNDAJE

McAllister

Dialogu me Kosovën është i ndërlidhur me procesin e përafrimit të Serbisë me Bashkimin Europian. Ajo që kërkohet prej saj është angazhimi i vazhdueshëm drejt përmirësimit të prekshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën.
Ky proces duhet të sigurojë që të dy palët mund të vazhdojnë rrugën e vet drejt BE-së, duke shmangur që të bllokojnë njëra tjetrën në këto përpjekje.

Kështu eshte shprehur per te përditshmen serbe “V.Novosti”, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister, duke iu përgjigjur pyetjes, nëse Beogradi në fund të rrugës për në BE megjithatë do të jetë i detyruar të njohë, siç e cilëson në shkrimin e saj kjo gazetë, “shtetin e rremë të Kosovës”, përcjell Koha.

Raporti i tij mbi përparimin e Serbisë drejt integrimit europian do të jetë sot para deputetëve te Parlamentit Europian në Strasburg.