SHPËRNDAJE

Conor McGregor thuhet se është takuar fshehurazi në një taksi me personin që e grushtoi në një lokal në Dublin.

Policia kishin arritur në vendin e ngjarjes për ta intervistuar boksierin irlandez, mirëpo e gjitha sipas SunSport kishte kaluar në qetësi.

McGregor do të përballjes me akuza për sulm ndaj personit të moshuar, mirëpo ai e kishte zgjidhur problemin para se të arrinte policia në vend.

Irlandezi ishte futur në lokal duke u ofruar të pranishmëve uiskin e tij, mirëpo personi i moshua kishte thënë: “Largoma këtë pijë m**i”.

Ky veprim i të moshuarit nuk i kishte pëlqyer McGregorit që nuk kishte hezituar ta godiste me grushte.

Ish-kampioni i UFC-së e kishte vërejtur gabimin e tij të ngutshëm, duke u takuar më pas me viktimën në një taksi, në mënyrë që t’i kërkonte falje për gjestin e bërë.

Irlandezi po e kërkon rikthimin në sportin e arteve marciale, mirëpo ende nuk dihet se kush mund të jetë kundërshtari i tij i radhës edhe pse e kërkon përballjen me Khabib Nurmagomedovin që e nokautoi në tetor të vitit t kaluar.