SHPËRNDAJE

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), dhe të interesuarit të tjerë, se të martën, më 21.01.2020, do të shënohet Manifestimi “FLAKA E JANARIT”, në kuadër të këtij Manifestimi do të përurohet libri monografik “Mark Gashi, veprimtaria atdhetare dhe arsimore” i sociologut, z. Rahim Azemit.

Ky manifestim me rëndësi do të mbahet në lokalet e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” dhe fillon prej orës 11.00.

Ky Manifestim organizohet në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Po në të njëjtën ditë, fillon “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” për vitin 2020, ku do të mbahen orët letrare në sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, prej orës, 12.30, me ciklin e lartë shkollor dhe në shkollën fillore “Selami Hallaçi “ në Rahovicë me ciklin e ulët shkollor, prej orës 14.00.

Pjesëmarrja juaj në këtë Manifestim, nderon heronjtë e kombit, ata që dhanë jetën për liri, si dhe nderon edhe kulturën letrare të kësaj pjese dhe të letërsisë shqiptare në përgjithës- thuhet kështu në faqen e Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks./presheva.com/