SHPËRNDAJE

Me moton “Mjaft më Lugina do zgjidhje” nën organizimin e OVL-së dhe nën mbështetje të subjekteve politike shqiptarë dhe Këshillit të Bashkësisë Islame që veprojnë në Luginë të Preshevës, më 28 Nëntorë në ditën e kremtimit të Simbolit Kombëtarë Shqiptarë në Luginë të Preshevës do të mbahet protestë gjithpopullore.

Sipas informacioneve që ka siguruar presheva.com, kjo protestë ka për qëllim që të ngrisë zërin e shqiptarëve të Luginës për realizimin e të drejtave të tyre, duke përfshirë të gjitha fushat ku shqiptarët e kësja treve janë të diskriminuar.

Protesta do të mbahet më 28 Nëntorë me fillim prej orës 11:00h, duke filluar me marshin nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë deri godina e KK të Preshevës ku edhe pritet të lexohet deklarata drejtuar isntitucioneve vendor edhe ndërkombëtare.

Për derisa shqiptarët anembanë rruzullit tokësor festojnë Simbolin Kombëtarë, në Luginë të Preshevës ky nëntorë do të jetë në protestë për të drejtat e shqiptarëve. /presheva.com/